TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rrëzimi i kësaj qeverie është domosdoshmëri. Kushdo që e mban në këmbë është partner në krim.
Kështu shprehet kryetarja e LRI-së, ish-deputetja Floida Kërpaçi pak minuta para fillimit të protestës së Opozitës së bashkuar.
Përmes një reagimi në Facebook, ajo shprehet se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas në misionin e saj.
Postimi i plotë i Floida Kërpaçit:
Qeveria e Rilindjes në Shqipëri ka blerë pushtetin përmes krimit të organizuar dhe sot na ka vjedhur të ardhmen. Rrëzimi i saj është domosdoshmëri. Kushdo që e mban në këmbë, partner në krim.
Rinia nuk e ka në kulturë dhunën.
Rinia e sotme kërkon demokracinë që nuk e solli dot as rinia e '90, edhe pse sakrifikuan shumë për të, disa dhe jetën.
Ne e dënojmë fort dhunën e shkopave të gomës dhe të gazit helmues që u hodh mbi rininë e këtij vendi në 11 maj, pa kursyer edhe fëmijë që u mbytën në frymëmarrje e në lot prej gazit helmues të qeverisë autokrate.
Ne do të jemi sot në shesh më të vendosur se kurrë dhe do të vazhdojmë të luftojmë me të gjitha mjetet demokratike për të ardhmen time dhe të të rinjve si dhe për Shqipërinë që ëndërruan prindërit tanë.
Asnjë Hap pas!