AKTUALITET, 25 Nëntor 2018, 14:52

Manjani: "Rilindja", tërheqje zvarrë dhe arrestim të miturish, i kishim harruar që nga viti 1990

Manjani: "Rilindja", tërheqje zvarrë dhe arrestim të

“Tërheqje zvarrë; arrestim të miturish; dështim i gruas shtatzënë; keqtrajtim dhe dhunë fizike në komisariat; përveç rrëmbimit pa shpërblim të pronës private...”

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar me banorët e Unazës së Re, të cilëet prej 3 javësh janë në protest për mbrojtjen e shtëpive të tyre. Manjani thotë se këto skena të kujtojnë ato të vitit 90 ku pushteti komunist arrestonte të rinjtë vetëm pse dilnin në demostratë.

"Ja ku janë komunistët e Rilindur, thotë Manjani.

Postimi i plotë

Tërheqje zvarrë; arrestim të miturish; dështim i gruas shtatzënë; keqtrajtim dhe dhunë fizike në komisariat; përveç rrëmbimit pa shpërblim të pronës private...

Duhet më për të kuptuar se në ç’shtet jetojmë?!

Qartësisht në një shtet anëtarë të Këshillit të Europës dhe të NATOs, jo!

Këto skena i kishim harruar që nga viti 1990, kur pushteti komunist arrestonte e keqtrajtonte te rinj vetëm pse dilnin në demonstratë.

Edhe atëherë, si sot, çirreshin zëdhënësit me shprehjen: keto janë protesta politike...

Ja ku janë sot komunistët e Rilindur!