AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 11:21

Manja –Kryemadhi përplasje për kryeprokurorin para protestuesve

Manja –Kryemadhi përplasje për kryeprokurorin para protestuesve

Kryetari i Komisionit të ligjeve Ulsi Manja, ka bërë një deklaratë jashtë sallës së Kuvendit.

“Ishte një seancë normale dhe shumë serioze që do t’i jepte një shtytje poërpara reformës në drejtësi. Mirë ne si shumicë, mirë komisioni i ligjeve por si ka mundësi që partnerët tanë BE dhe SHBA janë sot në një mendje me ne. Këtë përgjigje duhet ta japë opozita e vendit tim.  Sot kemi të bëjmë me një Prokuror të Përgjithshëm që qëndron në detyrë  pasi  i ka mbaruar mandati pa qenë i konfrontuar me mazhorancën.

I menjëhershëm ka qenë ndërhyrja e Kryemadhit më pas Manja

Ndërhyn Monika: Prokurori i Përgjithshëm nuk zgjidhet me drogë dhe krininele. Ju jeni diktatura e drogës dhe diktatura e krimit.

Manja: Sot njerëzit janë thirrur në protestë për të mbajtur në mënyrë anitkushtetuese një prokuror që i ka mbaruar mandati. Më vjen mirë që qytetarët sot nuk i janë përgjigjur kësaj thirrje. Reforma në Drejtësi do t’i hap rrugën integrimit të vendit. Nuk e përcakton dot opozita nëse procedura është antikushtetuese ose, jo por Gjykata Kushtetuese.

KLP dhe të gjitha organet e reja të drejtësisë sot do të ishin të ngritura nëse kjo opozitë që ka sjellë sot njerëzit për të mbajtur në detyrë këtë kryeprokuror nuk do ishte bërë pengese për dy vite.