AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 10:41

Basha thirrje mazhorancës për reflektim, i përgjigjet Balla: Sot kemi nismën "lule dielli"

Basha thirrje mazhorancës për reflektim, i përgjigjet Balla: Sot

Kryetari i Partisë Demokratite, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje mazhorancës që të ndalë veprimet anti kushtetuese për zgjedhjen e kryeprokurorit. Sipas Bashës, seanca e sotme është anti-kushtetuese.

"Seancë antikushtetuese. Po bëheni gati për një grusht shteti. Prej shekujsh Perëndimi dhe Europa, e kanë sanksionuar ndarjen e pushteteve si themelin e demokracisë. Kushtetuta e Shqipërise dhe reforma në drejtësisë, ia ndalon një forcë të vetme politike, emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ju jeni paralajmëruar vazhdimisht. Të hiqni duart larg pushtetit të drejtësisë. Mos pengoni hetimet për Saimir Tahirin, Vangjush Dakon ,Qazim Sejdinin. Ju jeni të vendosur të shkelni kushtetuën për të mbrojtur pushtetin tuaj të paligjshëm dhe pasuritë tuaj. Në emër të kushtetutës ju kërkoj të tërhiqeni"

Thirrjes së kryetarit Basha, i është përgjigjur deputeti Taulant Balla, i cili injoroi tërësisht diskutimin për zgjedhjen e kryeporkurorrit dhe zgjodhi të flasë për nismën "lule dielli", në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me leuçemi.

Kryetari i PD-së mori sërish fjalën pas vendimit të mazhorancës për të vendosur zgjedhjen e kryeprokurorit në rendin e ditës. Basha i'u drejtua Gramoz Ruçit, duke i thënë se po lejon dhunimin e Kushtetutës.

“Ke një kërkesë të drejtuar nga unë, në emër të të gjithë opozitës parlamentare. Ke një kërkesë me shkrim nga tre grupet parlamentare opozitare. Është detyra jote, e gjithësecilit prej nesh që të mos lejojmë dhunimin e Kushtetutës. Ajo është arsyeja pse jemi ulur sot këtu. Kushtetuta ta ndalon të bësh aktin që ke futur në rendin e ditës, kapjen e Prokurorit të Përgjithshëm me votat e një partie politike. Tërhiqu, përndryshe opozita brenda dhe qytetarët jashtë nuk kanë asnjë rrugë tjetër, por të qëndrojnë me të gjitha mjetet dhe forcat”, tha Basha pas rifillimit të seancës."

/TPZ.AL/