AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 10:07

Profil/Prokurorja e Përkohshme, ja kush është Arta Marku

Profil/Prokurorja e Përkohshme, ja kush është Arta Marku

Arta Marku, 41-vjeçe nga Puka, prokurore në rrethin e Shkodrës është tashmë Prokurore e Përkohshme.

Marku ka mbarur në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001 dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zv/prokurore e këtij rrethi.

Bashkëshorti i saj punon si Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ) për qarkun Lezhë, Shkodër dhe Kukës. Marku përgjatë karrierës së saj 15-vjeçare në Prokurorinë e Shkodrës, nuk ka hetuar asnjë dosje të bujshme.

Ndërkohë që në media ka qarkulluar lajmi se 41-vjeçarja është propozim i kreut të Komisionit të Ligjeve dhe deputetit të PS, Ulsi Manja. Ky i fundit e ka mohuar diçla të tillë. Por sot duket se u vërtetua gjithçka e dalë më parë në media.

TPZ.AL