TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kuvendi me votën e mazhorancës rrëzoi kërkesën e tre grupeve parlamentare, e cil akërkonte tërheqjen nga votimi i kryeprokurorit të përkohshëm. Pas kësaj kryetarët e grupeve e konsideruan antikushtetues gjithë veprimet e mazhorancës.
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu kërkoi nga çdo deputet ta vlerësojë nga pikëpamja e rëndësisë së Kushtetutës, kërkesën e opozitës.
“Vendimi për ta hedhur poshtë me karton tregon një konflikt të thellë. Kjo përjashton opozitën nga vendimëmarrja, por i thotë edhe qytetarëve se nuk vlejnë. Më e pakta është të thërrisni juristët e parlamentit. Kërkesa është e rëndësishme, sepse asnjë shtet nuk mund të funksionojë pa respektuar Kushtetutën. Ju kërkojë se këtu jemi për të respektuar Kushtetutën dhe jo vendimin politik. Kërkojë reflektim për t’u tërhequr nga vendimi për zgjedhjen e kryeprokurorit. “, tha Mediu