AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 10:23

Video/ Dëbora pushton gjithë vendin

Video/ Dëbora pushton gjithë vendin

Verilindja u përfshi nga reshje të dendura bore, intensiteti i të cilave arriti kulmin në mëngjes rreth orës 7:30 minuta, por më vonë reshjet janë pakësuar. Aksi Kukës – Tunel i Kalimashit në Rrugën e Kombit pati probleme menjëherë pas reshjeve. Temperaturat e ulëta ndikuan në krijimin e menjëhershëm të ngricave.

Gjashtë borëpastruese nisën menjëherë nga puna për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Drejtuesve të mjeteve u është dashur të përdorin pajisjet dimërore e të tregojnë kujdes gjatë udhëtimit. Në qytet trashësia e borës mbeti e papërfillshme dy deri në tre centimetra, ndërsa në lartësitë mbi 500 metër ata kaluan 10 centimetra. Reshje të dendura bore pati edhe në Peshkopi e Bulqizë.

Në qytet trashësia arriti deri në 10 centimetra, kurse në zona të thella si Lura dhe Kalaja e Dodës mbi 40 cm. Rrugët kombëtare janë të kalueshme, por rrugët Peshkopi – Kukës dhe Peshkopi – Librazhd kalohen me zinxhirë. Në Bulqizë gjatë natës ka patur ngricë dhe borë e rrugët ishin pothuajse të pakalueshme, por në mëngjes kompania e mirëmbajtjes ka hedhur kripë./abcnews.al

https://www.youtube.com/watch?v=RR0c2mRLO_Q