AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 09:56

Protesta, Kryemadhi futet në Kuvend me një thirrje: Rama të mos kthehet më nga Brukseli

Protesta, Kryemadhi futet në Kuvend me një thirrje: Rama të mos

Teksa futej në Kuvend, kryetarja e LSI—së Monika Kryemadhi tha se  do të bëjnë detyrën si deputet të kuvendit, atë detyrë për të cilët sikurse tha ajo e kanë votuar edhe shqiptarët.

“ Jam e bindur se ata nuk kanë votuar për ata njerëz që kanë hyrë sot në Kuvend.

Ky është institucion kriminal që është lidhur thellësisht me krimin e organizuar me trafikun e drogës.

Unë do të bëj detyrën time si nënë për të gjithë të rinjtë në vend.

Edi Rama nuk ka ndjerë përgjegjësi për fëmijët e tij dhe nuk ka si të ket përgjegjësi për rininë. Rama bënë mirë të mos kthehet më nga Brukseli. ”, tha Kryemadhi.

TPZ.AL