TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi është lënduar nga forcat e policisë së shtetit që janë në terren për të garantuar mbarëvajtjen e protestës. Gjatë momentit që turma tentoi të thyejë kordonin e parë të sigurisë të vendosur para Parlamentit, deputetja e LSI-së ka shkuar të ndihmojë një grua që po shfaqte probleme shëndetësore në këtë situatë të krijuar. Por sipas Kërpacit, jo vetëm gruaja është tërhequr zvarrë nga policia, por edhe ajo vetë. Në një prononcim për mediat, deputetja u pa e gjakosur në duar, ndërsa akuzoi policinë si të lidhur me krimin.
Floida Kerpaci: “Më ka dhunuar më ka tërhequr zvarrë, kjo është policia që duam. Më ka tërhequr zvarrë mua dhe mijëra qytetarë të lirë që janë aty për vendin, kjo është një qeveri droge. Isha duke i dhënë ndihmë një zonje të cilën po e tërhiqnin zvarrë dhe më kanë tërhequr zvarrë edhe mua”
