TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri thirrje kandidatëve për kryeprokuror, të tërhiqen, duke mos u bërë pjesë e skenarit të PS-së. Thirrja u bë nga Luan Rama, në rrjetin social Facebook.
Statusi
Prokurorët e zgjedhur nga PS të tërhiqen nga kandidimi nëse nuk janë pjesë e skenarit politik për kapjen e Prokurorisë!
Meqë PS ka zgjedhur të shkelë Kushtetutën me arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e vet kriminale, me synimin që të kapë politikisht Prokurorinë, tre prokurorët e zgjedhur nga gjysmëkomisioni i ligjeve, kanë një shans që të mos bëhen pjesë e krizës politike: të tërhiqen nga kandidimi e të mos pranojnë të emërohen në mënyrë antikushtetuese!
Dinjiteti qytetar, integriteti profesional dhe detyrimi për të respektuar Kushtetutën, duhet t’i dominojē dhe t’i udhëheqë që të dëshmojnë se nuk janë pjesë e lojës politike për të kapur Prokurorinë!