AKTUALITET, 26 Gusht 2019, 15:31

Luksi i shfrenuar i Gjonajt, Hila: Boll me reagimet hormonale kundër ministres, jeni të padalë dhe të paditur

Luksi i shfrenuar i Gjonajt, Hila: Boll me reagimet hormonale kundër

Gazetari Dritan Hila, ka reaguar lidhur me shpenzimet e luksit të ministres Etilda Gjonaj. Hila thotë se reagimet ndaj ministres vijnë nga "të padalë dhe të paditur" dhe se çmimet e hoteleve rriten kur ka ngarkesë.

Por, në rastin e prenotimit të hotelit Hilton në Berlin, vetë shefi i rezervimeve, deklaroi se hoteli kishte alternativa më ekonomike, por zgjedhjen e kishte bërë vetë klientja, pra ministrja.

Më 6 qershor? E kush dëshiron të qëndrojë në Berlin, të gjithë janë duke marrë rreze në Bullgari, Spanjë apo Greqi. Në atë periudhë kemi pasur shumë alternative, madje edhe dhoma me 250 euro nata. Por gjithçka rezervohet sipas dëshirës së klientit", u shpreh shefi i rezervimeve në Hilton.

Reagimi i Hilës:

Gjonaj ben mire te bleje shtepi jashte, siç bejne koleget e saj ne pozite dhe opozite. Keshtu do akuzohet e shumta per mospagese dritash

Dhe mjaft me keto reagime hormonale te padalesh e te paditurish. E ka bere edhe Berisha e ministrat e tij kur shkonte ne New York apo Bruksel kur paguanin salla per takime me diasporen, dhe nuk eshte marre njeri me to.

Po ju sjell nje shembull: ne Milano, Hotel Delle Nazioni (3 yje, dhe nja 30 vjet pa vene dore) qe ne kohe te zakonshme ben 80€, kur ka panaire Fiera di Milano ben 300€.

/TPZ.al/