X

Rezervimi 1900 eurosh, hoteli në Gjermani flet për Gjonajn: Kishim tarifa të ulëta, gjithçka e zgjodhi vetë

Portali Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me rezervimin e bërë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në hotelin “Hilton” në Berlin, Gjermani. Teksa kontaktuam me George George E.V, shefin e rezrvimeve në këtë hotel, mësuam se në periudhën ku Gjonaj ka shpenzuar 1900 për të fjetur ka pasur mjaft aleternativa.

“Më 6 qershor? E kush dëshiron të qëndrojë në Berlin, të gjithë janë duke marrë rreze në Bullgari, Spanjë apo Greqi. Në atë periudhë kemi pasur shumë alternative, madje edhe dhoma me 250 euro nata. Por gjithçka rezervohet sipas dëshirës së klientit,”- u shpreh George për Dosja.al.

Në faturën e publikuar shihet se Gjonaj ka fjetur 3 netë në hotelin “Hilton” në Berlin, Gjermani dhe ka paguar shifrën e majme prej 1900 eurosh. Dhoma ka qenë standarte.


Fatura

Ditën e djeshme, u publikuan faturat e rezervimeve ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja u shpreh se shpenzimet kanë qenë për të gjithë delegacionin dhe se është ngritur një grup auditi për të bërë verifikimet përkatëse.

More in AKTUALITET, LAJME
Australia do të bllokojë faqet me përmbajtje ekstremiste gjatë sulmeve terroriste

Australia do të bllokojë qasjen në faqet e internetit që shfaqin materiale terroriste gjate krizave dhe do të konsiderojnë vendosjen...

Close