TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Endri Shabani
Me ka bere pershtypje mbrojtja qe nje pjese e shoqerise i ben shpenzimeve ekstravagande te ministres. Sipas tyre ministri duhet te qendroje ne nje hotel te shtrenjte, sepse vetem keshtu mund te perfaqesohet ne menyre "dinjitoze".
Sipas kesaj mendesie dinjiteti caktohet nga sasia e parave (tona) qe politikanet shpenzojne, dhe jo nga menyra se si sillen apo nga vlerat qe perfaqesojne.
Sipas kesaj mendesie vrasesit me pagese, gjobvenesit, dhe trafikantet e droges apo te vajzave, qe me parate e krimit ia dalin te udhetojne first-class dhe bejne pushimet neper ishuj ekzotik jetojne me dinjitet.
Ndersa prinderit qe punojne ndershmerisht per te mbajtur familjen, por qe nuk ia dalin dot te dergojne femijet me pushime, nuk jetojne me dinjitet.
Sipas kesaj mendesie, nje politikan i korruptuar qe ka varferuar nje komb te tere, duke iu vjedhur parate e ilaceve, shkollave, spitaleve apo rrugeve, dhe qe me parate e vjedhura ka ndertuar vila maje kodrave jeton me dinjitet.
Ndersa nje student qe krahas shkolles i duhet te rropatet ne pune te ndershme (duke bere edhe nga dy pune), por qe e di fare mire se do t'i duhen edhe dy jete per te blere nje shtepi, nuk jeton me dinjitet.
Dua t'i kujtoj ketyre "dinjitareve" se qe ne origjinen e saj, fjala "dinjitet", eshte perdorur per te vleresuar sjelljen e individeve ne shoqeri, permbajtjen e karakterit te tyre dhe vlerat njerezore qe ata perfaqesojne.
Dinjiteti i njeriut percaktohet jo nga parate qe dikush ka ne xhep, por nga vlerat e karakterit te tij. Madje ne shume raste parate dhe jeta luksoze jane prove materiale e mungeses se dinjitetit.
George Washingtoni pershembull konsiderohet si nje prej politikaneve me "dinjitoz" ne histori, pikerisht sepse vendoste gjithmone interesin publik perpara komoditetit personal.
Keshtuqe, kur te shikoni nje minister te nje vendi te varfer qe ben jete luksi me parate e popullit, quajeni tangellek, arrogance, papergjegjshmeri dhe gjithcka tjeter, por ju lutem mos e quani sjellje "dinjitoze".