TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas votimit të rezolutës anti-Trump në OKB, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan falenderoi të gjithë vendet që mbështetën nismën kundër vendimit të Donald Trump për të zhvendosur amnbasadën amerikane në Jeruzalem. Mes vendeve që bashkuan votën me nismën e Turqisë dhe Jemenit në OKB, ishte edhe Shqipëria.
Në një status në rrjetet sociale, Erdogan shkruan: E mirëpresim me kënaqësi të madhe mbështetjen që morëm nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për rezolutën historike mbi Al-Quds Al-Sharif. Presim nga administrate e Trump të tërheqë pa vonesa të mëtejshme vendimin e papërshtatshëm, paligjshmëria e të cilit u qartësua nga OKB.
“Në emrin tim dhe të popullit turk, theksoj mirënjohjen e të gjithë atyre që mbështëtën kauzën e Palestinës dhe Al-Quds Al-Sharif” shkruan Erdogan. Rezoluta e miratuar në OKB dënon vendimin e Donald Trump për ta zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Aviv në Jeruzalem. Nga 193 vende që votuan, 65 nuk e mbështetën rezolutën qoftë duke votuar kundër, qoftë duke abstenuar. Shqipëria u rreshtua në anën e atyre që dënuan vendimin e Donald Trump. Vota kundër ishin 128 gjithsej./TPZ.AL