AKTUALITET, 22 Dhjetor 2017, 12:06

Shpërthen Blushi: Vota kundër Trump, votë për Erdoganin

Shpërthen Blushi: Vota kundër Trump, votë për Erdoganin

Kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi, nuk ka qëndruar në heshtje pas votës kundër SHBA që Shqipëria dha në OKB. Ai i është bashkuar pjesës së politikanëve që e konsiderojnë  të padrejtë vendimin e Shqipërisë.

Ben Blushi

PËR VOTIMIN E SHQIPËRISË NË OKB

Asgjë nuk e justifikon votën e djeshme të Shqipērisē nē OKB. As raporti me Evropën, as raporti me SHBA, as raporti me historinë dhe as raporti me të drejtën. Duke mos qenë as strategjike dhe as parimore vota kundër SHBA i vlen më shumë Turqisë se Shqipërisë dhe kjo është edhe më e rëndë më e shëmtuar dhe shumë më e padrejtë. Ne kemi votuar një rezolutë kundër SHBA pa asnjë shkak real dhe pa asnjë arsye serioze. Për të gjithë ata që duan të fshihen pas historisë së votimeve në OKB kam një pyetje. Në fund të fundit për cfarë kemi votuar? Që një vend sovran, në këtë rast SHBA nuk duhet të ketë të drejtë ta zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem. Kush jemi ne që detyrojmë një shtet tjetër, se në cilin vend të një shteti tjetër duhet ta mbajë ambasadën e vet? Kjo që kemi bërë është njëlloj sikur të votonim një rezolutë sipas të cilës SHBA duhet ta mbajnë ambasadën e Kosovës në Beograd. Një shtet levantin, do thoshte Faik Konica.

TPZ.AL