AKTUALITET, 1 Nëntor 2018, 21:28

Nazarko: Në Shqipëri jo vetëm Dako lidhje me grupe të paligjshme por edhe politikanë të tjerë

Nazarko: Në Shqipëri jo vetëm Dako lidhje me grupe të

Pas publikimit të përgjimit të ri midis Vangjush Dakos dhe bandës së Avdylajve në emisionin “Të Paekspozuarit” analisti Mentor Nazarko tha se nga kjo vërtetohet që kryetari i bashkisë së Durrësit në kohë fushate ka raport miqësor e shkëmbim favoresh.

Sipas Nazarkos kryetarët e bashkive dhe deputetët në Shqipëri kanë lidhje me grupe të ligjshme dhe të paligjshme. Analistit tha se kjo nuk ndodh vetëm më Dakon por edhe me politikanë të tjerë.

“Nga kjo del që Dako me këta njerëz që flet në telefon në kohë fushate del që ka një raport miqësor, shkëmbim favoresh, se çfarë favoresh, se dimë, duhet parë një përgjim tjetër çfarë faji është, i ka dhënë leje etj. që ta dimë.

Është krejt e qartë që kryetarët e bashkive apo deputetët vendosin lidhje të qëndrueshme në territor me grupe të ligjshme apo paligjshme,” u shpreh Nazarko.

“Një pjesë e këtyre grupeve kanë një dukje kanë një imazh publik, disa janë president futbolli disa kanë media. Unë imagjinoj që kjo është diçka që ndodh jo thjesht me Dakon por edhe me të tjerë.

Sot një pjesë e mirë e atyre që shoqëria i ka shpallur individ të shquar janë njerëz që vijnë nga një veprimtari kriminale,” tha Analisti.

“Kjo që po ndodh është krim, por për fat të mirë në media po ushtrohet presion dhe kjo është diçka e mirë që këto marrëdhënie të bëhen publike dhe pse jo të goditet kjo qeveri që të fillojë të pastrojë veten, të ketë reformë në drejtësi,” shpjegoi Nazarko. TPZ.AL