AKTUALITET, 1 Nëntor 2018, 20:44

Vrasja e ekstremistit në Dropull, shoku i Kacifas jep një tjetër version për ngjarjen

Vrasja e ekstremistit në Dropull, shoku i Kacifas jep një tjetër

Pas motrës së ekstremistit Kostandinos Kacifas, për mediat greke ka folur edhe një shoku i tij nga fshati Bularat. Duke mos e shfaqur fytyrën para kamerës, ai i thotë gazetares një version tjetër të ngjarjes. Sipas tij krismat me armë në fshat ishin dëgjuar më përpara. Për këtë ai dhe Kacifas dolën në qendër të fshatit, ku u ndeshën me patrullën e policisë.

“Sapo dolëm në qendër të fshatit rastisi ballë për ballë me një polic. E kërcënoi, i tha mos nxirr armë. Ishte dhe një polic tjetër me të. I hipën makinës dhe ikën. Kacifa nuk i qëlloi me armë. Nëse kishte qëllim të vriste njeri, do ta kishte bërë. Para 2-3 vitesh kishte ndodhur sërish një incident, ku Kacifas ishte protagonist dhe sërish policë shqiptarë ulën flamurin grek. Edhe atëherë pati debate për këtë”, tregon shoku i Kostandinos Kacifas.