AKTUALITET, 5 Prill 2019, 13:26

Zjarri shkatërron shtëpitë, Koreja e Jugut shpall emergjencën kombëtare

Zjarri shkatërron shtëpitë, Koreja e Jugut shpall

Koreja e Jugut ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare për shkak të disa zjarreve të njëpasnjëshëm.

Zjarri i parë, me shumë mundësi i shkaktuar nga defekti i një transformatori, ka shpërthyer në rajonin e Gangwon, në kufi me Korenë e Veriut. Sipas raportimit të BBC, të paktën 4 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa qindra ndërtesa janë shkatërruar plotësisht.

Në ndihmë të zjarrfikësve, janë angazhuar edhe 15 mijë ushtarë.

Guvernatori i Gangwon, Choi Moon-soon ka thënë se flakët e zjarrit fillestar janë vënë nën kontroll, të paktën për momentin.