Situatën politike në vend LSI ka zgjedhur që ta analizoje në një rrafsh më te gjerë sesa deklaratat politike të deputetëve të aj.
Për këtë LSI do të mbledhë nesër konventën e partisë, ku do të jenë të pranishëm me qindra anëtarë të kësaj force politike. Mësohet se do të jetë pikërisht një analizë e gjithë situatës politike, por jo vetëm që po ndodh në vend, ku në fund kjo forcë politike në opozitë do të dalë me një vendim në lidhje me qëndrimin që do të mbajë.
Teksa PD ka paralajmëruar protesta në mbarë vendin, nuk dihet nëse edhe LSI do t’i përdorë këto elementë në aksionin e saj opozitar. Gjithsesi në gjithë atë çfarë ka ndodhur deri më tani PD dhe LSI kanë qenë bashkë në opozitë por edhe në vendimmarrje politike në komisionet parlamentare, por edhe së fundmi në KQZ. Konventa eshte njoftuar se do te filloje ne oren 11:00 ne pallatin e sportit "Asllan Rusi".
/TPZ.AL/