AKTUALITET, 4 Nëntor 2017, 21:35

Dy “elefantët” Rama-Berisha zihen, Meta argëtohet me Ardit Gjebrenë

Ndërkohë lufta që midis dy “elefantëve” të politikës shqiptare: Kryeministrit Edi Rama (përmes ERTV dhe Facebook) dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha (përmes statuseve në Facebook) është në kulmin e saj për shkak të çështjeve të nxehta të kronikës  - dosja “Habilaj” dhe çështja “Tahiri”, - “elefanti” i vetëm që po argëtohet është Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Ish-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim vazhdon të ndjekë një axhendë personale shumë interesante: shëtitje në mal, vizitë në galeri artesh, tifoz në ndeshje futbolli, etj.

Sot, kur ende nuk është dekretuar shefi i ri i shërbimit sekret shqiptar (SHISH), Presidenti Ilir Meta publikoi fotosurprizën e radhës.

“Të dashur miq, me Arditin kalohet shumë mirë edhe të shtunën, jo vetëm të dielën”, shkruante Presidenti në statusin e tij në rrjetin social Facebook pas një takimi me moderatorin e njohur të spektaklit “E Diela Shqiptare”, ku nuk mungonin pijet dhe oxhaku.

Kur Ilir Meta pranoi të bëhej President, sigurisht që e dinte se do ta ndiqte dhe këtë linjë argëtimi në raport më dy “bajlozët” e politikës.

 

TPZ.AL