AKTUALITET, 3 Shkurt 2019, 14:01

Lojtarët e Kamzës ultimatum klubit, refuzojnë të luajnë ndaj Partizanit, ja shkaku

Lojtarët e Kamzës ultimatum klubit, refuzojnë të luajnë

Plot 8 lojtarë të Kamzës, kanë refuzuar ditën e sotme të zbresin në fushë për ndeshjen ndaj Partizanit, me arsyen se nuk janë likuiduar rrogat e tyre.

Futbollistë si Fukui, Plaku, Malaj, Avdyli dhe të tjerë, nuk kanë pranuar ditën e sotme të zbresin në fushë, teksa vjen Partizani.

Lojtarët i kanë vendosur ultimatum klubit deri ditën e mërkurë, nëse nuk ka pagesa nuk do të zbresin në fushë as për të kryer stërvitje.