AKTUALITET, 3 Shkurt 2019, 10:46

Aksidentoi 28 vjeçarin më pas u largua, kapet shoferi

Aksidentoi 28 vjeçarin më pas u largua, kapet shoferi

Është arrestuar 29 vjeçari me inicialet A.B, i cili një natë më parë aksidentoi një shtetas në qytetin e Vlorës.

Forcat e rendit bëjnë të ditur se shtetasi me inicialet A.B, një natë më parë ishte në drejtimin mjetit  tip “Opel” dhe në rrugën “Anita Bitri” ka goditur një 28 vjeçar,  më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

I riu i aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën, por ndodhet ende në Spitalin e Vlorës.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.B., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e Policisë Vlorë pasi mbrëmjen e kaluar, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Opel” në rrugën “Anita Bitri” ka goditur shtetasin T.J., 28 vjeç, banues në Vlorë dhe është larguar nga vendi i aksidentit. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, njofton policia.