TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 63-vjeçar është gjetur i pajetë në një parcelë në Adriatik të Kurbinit. Viktima është identifikuar si Ded Shkreta nga Mamurrasi, i cili rezulton i humbur që prej datës 25 janar.
Trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga një banor i zonës, rreth orës 16:00 të së shtunës, i cili ka njoftuar menjëherë Policinë në lidhje me ngjarjen. Blutë e Kurbinit thonë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa bëhet e ditur se viktima vuante nga skleroza dhe për këtë merrte mjekim.
Trupi i 63-vjeçarit është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Ndërkohë, grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave. Për herë të fundit, Ded Shkreta ishte parë te Kthesa e Kamzës në datën 25 janar, teksa hipte në një furgon, i cili ka ndaluar në Mamurras, si stacion i fundit.
Familjaret kishin bërë denoncim në Polici për zhdukjen e tij, duke bërë që blutë të vihen menjëherë në lëvizje për rastin më fjalë.
“Rreth orës 15:57, në fshatin Adriatik në Kurbin, në një parcelë është gjetur pa shenja jete shtetasi D.Sh., 63 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka qenë larguar nga banesa që nga data 25 janar 2019.
Ai merrte mjekim për shkak se vuante nga sëmundja e sklerozës. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, bëhet e ditur nga Policia.