AKTUALITET, 3 Shkurt 2019, 11:35

Horrori i vajzës së mitur nga Kavaja/ U përdhunua për 2 muaj rresht nga 16 persona, ja pse nuk e denoncoi

Horrori i vajzës së mitur nga Kavaja/ U përdhunua për 2 muaj

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi një ditë më parë faktin se një vajzë 13-vjeçare është përdhunuar në Kavajë, por policia ka fshehur ngjarjen.

Një vajzë 13-vjeçare ishte përdhunuar në grup nga 8 djem të shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë.

Sipas denoncuesve, kjo ngjarje është fshehur nga të gjitha instancat dhe madje drejtoresha e Zyrës Arsimore të Kavajës nuk kishte marrë asnjë masë ndonëse kishin kaluar 2 muaj.

Por pak orë pas publikimit të këtij lajmi, disa nxënës të kësaj shkolle kanë kontaktuar me redaksinë e JOQ ku janë shprehur se nuk kanë qenë 8 përdhunues, por plot 16 persona të cilët kanë abuzuar me vajzën e mitur.

14 nga këta persona janë nxënës të shkollës “Rilindja” ndërsa 2 të tjerë janë gjimnazistë. Duket si një film horror, por tmerri nuk mbaron ende.

Sipas denoncuesve vajza nuk kishte denoncuar ngjarjen pasi djemtë e kërcënonin me publikimin e një video intime mes saj dhe të dashurit në rrjetet sociale apo tek prindërit e saj. Për këtë arsye vajza e gjorë detyrohej të duronte përdhunimet në grup që kanë zgjatur për plot dy muaj.