AKTUALITET, 3 Shkurt 2019, 13:26

Përdhunuan 13 vjeçaren, "arrest me burg” për 7 adoleshentët

Përdhunuan 13 vjeçaren, "arrest me burg” për 7

Gjykata e Kavajës ka caktuar sot masën arrest me burg për 7 adoleshentët, të cilët disa ditë më parë përdhunuan në grup një 13-vjeçare.

Ngjarja është mbajtur në fshehtësi të plotë nga Policia e Shtetit, por ajo u bë publike pas një denoncimi të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mësohet se të 7 të rinjtë janë arrestuar një ditë më parë nga forcat e rendit, ndërkohë që një 15 vjeçar tjetër është shpallur në kërkim.

Adoleshentët akuzohen për veprën penale të kryerjes së “marrëdhënieve seksuale me të mitur”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shkollën 9 vjeçare, Rilindja në qytetin e Kavajës.

Policia e Shtetit nuk ka dalë me një qëndrim zyrtarë për këtë ngjarje të tmerrshme.