AKTUALITET, 3 Shkurt 2019, 12:51

Interi i bën ofertë yllit të Barcelonës

Interi i bën ofertë yllit të Barcelonës

Merkato e dimrit sapo u mbyll, por shumë klube të mëdhenj të Europës kanë nisur që tani punën për sesionin e ardhshëm të tregut të transferimeve. Në pritje të tij, janë mediat spanjolle që nxehin përpara kohe merkaton e verës. Sipas tyre, Interi kërkon të marrë nga Barcelona Ivan Rakitiç.

Mesfushori kroat nuk ka rinovuar kontratën me kampionët e La Liga, ndërsa ka një klauzolë 120 milion euro. Një shifër e rëndësishme, por që pritet të ndryshojë. Shkak është mbipopullimi në mesin e fushës në skuadrën katalanase, pas blerjes së Frenki De Jong dhe afrimit të mundshëm të Adrien Rabio.

I sakrifikuari pritet të jetë pikërisht Rakitiç dhe nga kjo situatë ka shpejtuar të përfitojë Interi. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat iberike, klubi zikaltër ka vendosur kontaktet e para me Rakitiç, ndërsa transferimi në Serinë A tundon vetë futbollistin.