TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Madridi ndjeu lehtësim fundjavën e kaluar kur kuptoi se lëndimi i Sergio Ramosit kundër Espanyolit nuk ishte serioz, por përfshirja e tij kundër Alavesit këtë të diele mbrëma nuk është e sigurt, për shkak se ai rrezikon pezullimin.
Santiago Solari mund t’i pushojë disa lojtarë për ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, por Ramos është aq i rëndësishëm për Los Blancos saqë mospërfshirja e tij në lojë do të ishte rrezik i madh.
Meqë Raphael Varane mungon shkaku i pezullimit, ka shumë pak alternativa për ta zëvendësuar Ramosin, prandaj do të jetë e vështirë për trajnerin argjentinas të lërë spanjollin jashtë skuadrës të dielën.
Ramosi me kartonin e radhës e arrin numrin e kartonëve të verdhë për pezullim me një ndeshje. Nëse ndodh, atëherë ai do të mungojë në derbin madrilen të shtunën ndaj Atletico Madridit.