TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë procesit mësimor të ditës së martë shtatë nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme, “Vasil Kamami” në qytetin e Elbasanit pas një incidenti të shënuar në ambientet e shkollës kanë mbetur të lënduar .Kjo sipas burimeve zyrtare ja ndodhur pasi një bashkëmoshatari i tyre ka improvizuar një lojë të rrezikshme me fiksen e zjarrit -dore.
Sipas të njëjtave burimeve ai ka marrë fiksen e zjarrit të vendosur në mur dhe e ka drejtuar nga bashkëmoshatarët dhe 7 prej tyre si pasojë e shkumës së hedhur me forcë mbi sytë dhe fytyrën e tyre kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen .Kjo për shkak të kimikatëve që ka shkaktuar shkuma që përmban fiksja e zjarrit .Drejtuesit e shkollës kanë kërkuar ndihmën e mjekëve që kanë mbërritur me autoambulanca dhe më pas i kanë transportuar për në spital ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe më pas janë larguar pa asnjë lloj shqetësimi.
Ndërkaq është mbledhur këshilli displinor i kësaj shkolle që ka analizuar incidentin dhe pritet të vendosë për masë disiplinore ndaj autorit të këtij incidenti.