AKTUALITET, 7 Maj 2019, 21:13

Arrestimet te Unaza, Vasili: Kriminelët jashtë, qytetarët në burg

Arrestimet te Unaza, Vasili: Kriminelët jashtë, qytetarët në


Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, dhe Sekretari i Përgjithshem i LSI-së, Endrit Braimllari, janë bashkuar sot në mbështetje të qytetarëve protestues të Unazës së Re.

Vasili dhe Braimllari ndodhen në mbështetje të protestuesve të ndaluar.

“Ndalimi i protestuesve dhe Balliut akt kriminal. Kriminelët jashtë qytetarët në burg. Edi Rama ka llogari të hapur me qytetarët”, mësohet të jetë shprehur Vasili.

Kujtojmë që në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndodhen të arrestuar ish-deputeti Klevis Balliu së bashku me një protestues të Unazës.

Balliu akuzohet për veprat penale “kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ish-deputeti është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.