BOTA, 3 Prill 2018, 10:23

Llogaria sekrete bankare me 200 mijë dollarë, veprimi i fundit i Julias para se ta helmonin

Llogaria sekrete bankare me 200 mijë dollarë, veprimi i fundit i

Yulia Skripal u helmua me agjent nervore vetëm disa ditë pasi kishte aksesuar në një llogari bankare sekrete e cila kishte 200,000 USD, të ardhura nga një shitje në Britani.

Paratë thuhet se i përkisnin Aleksandrit, vëllait të saj, i cili vdiq në rrethana misterioze në St Petersburg vitin e kaluar.

Asaj i ishte dhënë autorizim mbi aksesin e parave në fund të muajit shkurt nga babai i saj, agjenti i dyfishtë Sergei Skripal, edhe ai i helmuar nga agjenti nervor më 4 mars në Salisbury.

Shuma e parave, tani në një bankë të panjohur ruse, kishte ardhur nga shitja e shtëpisë që ai kishte ndarë në Britani me ish-bashkëshorten e tij, Natalia, vajza e një koloneli ushtarak të inteligjencës të GRU.

‘Llogaria e fshehtë bankare’ u zbulua nga mbesa e Sergei Viktoria Skripal, 45 vjeçe,

cila synon këtë javë të udhëtojë për të takuar Julinë në spitalin në Salisbury.

Autoritetet britanike janë duke u përgatitur për t’i dhënë asaj një vizë në mënyrë që ajo të mund të bëhet anëtari i parë i familjes që do të takohet me Julinë dhe gjithashtu të shohë xhaxhain e saj Sergei, i cili mbetet në koma.

Nga gjendja aktuale e Julia, ajo tha: “E vetmja gjë që kam zbuluar nga diplomatët tanë rusë është se Julia ka hapur sytë, mund të hajë, të pijë dhe madje ka thënë disa fjalë”.

Për paratë ajo tha: “Askush nuk e di këtë ende”.

Burimi: Daily Mail