BOTA, 3 Prill 2018, 10:16

Video/ Aksident i frikshëm, treni merr përpara kamionin

Video/ Aksident i frikshëm, treni merr përpara kamionin

Disa pamje të frikshme po qarkullojnë së fundmi në rrjet. ABC News ka publikuar pamjet e një aksidenti ku pak çaste pasi shoferi zbret nga kamioni, një tren mallrash e merr përpara mjetin.

Aksidenti ka ndodhur në Georgia të SHBA-ve, ndërsa fatmirësisht askush nuk u lëndua nga kjo ngjarje e frikshme. Përplasja mund të ishte vërtet fatale nëse shoferi i kamionit nuk do të kishte zbritur menjëherë nga mjeti.