AKTUALITET, 19 Shkurt 2019, 11:50

Liga e Kampionëve/ Shaqiri kërkon fitore sonte ndaj Bayernit

Liga e Kampionëve/ Shaqiri kërkon fitore sonte ndaj Bayernit

Ndeshjet e xhiros së parë të fazës së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve do të zhvillohet sonte, në orën 21:00, kur do të përballen katër klube të mëdha evropiane.

Sonte do të jetë njëra ndër sfidat më të pritura të kësaj faze të Ligës së Kampionëve, pasi do të ndeshet Liverpooli dhe Bayerni, dy nga klubet me historinë më mbresëlënëse në këtë garë, në stadiumin Anfield.

Kampioni në fuqi i Bundesligës, ish-klubi i Xherdan Shaqirit, nuk ka qenë në formë të mirë këtë sezon, ende mbetet dy pikë prapa Dortmundit.

Ndërkohë Shaqiri pret një rezultat pozitiv kundër ekipit gjerman.