TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka startuar edicioni i 76-të i Festivalit të Filmit në Kanë dhe fanatikët e filmit po marrin një pasqyrë të jashtëzakonshme në filmat e ardhshëm dhe jetën personale të aktorëve.
Bujë më të madhe deri më tani ka bërë premiera e “Killers of the Flower Moon”.
Në film luajnë Leonardo DiCaprio, Robert De Niro dhe Lily Gladstone, teksa projekti tregon historinë e një kapitulli të errët dhe kryesisht të pa eksploruar në historinë amerikane. Dukej se lidhej me shikuesit e teatrit në rivierën franceze.
Pikërisht në shfaqjen e këtij filmi Robert De Niro kritikoi Donald Trump, duke e etiketuar atë si një burrë "budalla" dhe duke e krahasuar ish-presidentin me lojtarin e përdredhur të pushtetit që ai luan në epikën e krimit të Martin Scorses.
Fituesi i Oscar-it më pas bëri një paralele me ish-presidentin e SHBA-së.
"Është banaliteti i së keqes, është gjëja nga e cila duhet të kemi kujdes", theksoi mes tjerash aktori.
"Sot e shohim sigurisht, të gjithë e dimë se për kë po flas, por emrin nuk do ta them".
"Ai është budalla. Imagjinoni nëse jeni i zgjuar. Edhe William Hale ishte i zgjuar në shumë mënyra".