LIFESTYLE, 13 Maj 2023, 19:51

Një jelek antiplumb që i përkiste një ushtari ukrainas, zbulohet dhuratë plot simbol e presidentit Zelensky për Papa Françeskun

Një jelek antiplumb që i përkiste një ushtari ukrainas,

Ashtu siç ishte paralajmëruar sot, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky takoi Papa Françeskun në Vatikan.

Gjatë takimit, 45-vjeçari i dorëzoi Atit të Shenjtë një jelek antiplumb, të përdorur nga një ushtar ukrainas. “Është një nder i madh”, tha Zelensky duke vënë dorën në zemër teksa u takua me 86-vjeçarin.

I pari i shtetit të Ukrainës më pas ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku deklaroi se ishte “mirënjohës” për “vëmendjen personale të Papës ndaj tragjedisë së miliona ukrainasve”, duke shtuar se dyshja folën për “dhjetëra mijëra” fëmijë të dëbuar nga Rusia.