LIFESTYLE, 13 Maj 2023, 17:48

Inteligjenca artificiale së shpejti do të zëvendësojë 80% të vendeve të punës

Inteligjenca artificiale së shpejti do të zëvendësojë

Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë 80% të punëve njerëzore në vitet e ardhshme. Kështu deklaroi një shef i teknologjisë. Ben Goertzel, kreu i grupit kërkimor SingularityNET, tha se “pothuajse çdo punë që përfshin dokumentet duhet të jetë e automatizuar”.

Por ai pretendon se nuk është gjë e keqe pasi kjo do të thotë që njerëzit mund të kalojnë ditët e tyre duke bërë “gjëra më të mira” sesa duke punuar për të jetuar. Shefi i teknologjisë, firma e të cilit punon në ‘inteligjencën e përgjithshme artificiale’ e cila ka aftësi njohëse njerëzore, thotë se robotët mund të përdoren në punë të tilla si infermieria.

“Në atë rast, ju nuk po eliminoni punët njerëzore. Sepse në thelb, nuk ka mjaft njerëz që duan të bëjnë punë infermierie dhe asistente infermiere.”, tha ai. Shefi i teknologjisë amerikano-braziliane shtoi teknologjia mbetet kërcënim. “Unë nuk mendoj se është një kërcënim. Mendoj se është një përfitim. Njerëzit mund të gjejnë gjëra më të mira për të bërë me jetën e tyre sesa të punojnë për të jetuar.”, përfundoi Goertzel.