TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori i famshëm me origjinë nga Austria, Helmut Berger, bëhet e ditur se ka ndërruar jetë.
Ai ishte gati 79 vjeç, ndërsa ka lënë pas një karrierë të bujshme me filma si: “The Godfather III” e “The Portrait of Dorian Grey”.
I lindur në vitin 1944 në Austri, konfirmohet se vdekja e Berger ndodhi të enjten, në orët e para të ditës.
Kështu, bota e kinemasë humbi një nga legjendat më të mëdha evropiane, personaliteti dhe polemikat e të cilit ishin po aq të rëndësishme sa trashëgimia e tij.
Gjatë viteve të tij të hershme, Helmut kaloi kohë në disa vende si Franca, Anglia dhe Italia, ku u takua me Luchino Viscontin, i cili e bëri atë një nga aktorët më të rëndësishëm të kohës.
Që atëherë, dyshja u bënë të pandashëm. Megjithatë, pas vdekjes së regjisorit në vitin 1976, aktori ndryshoi krejtësisht dhe iu drejtua një jete të shfrenuar, ku nuk munguan droga e alkooli.
Veç kësaj, ai ka qenë i pranishëm edhe në filma të tjerë si: i “Ludwig” dhe “Ash Wednesday”.
Që nga vitet 1990, kur publikoi autobiografinë e tij dhe pranoi se kishte fjetur me dhjetëra të famshëm, ai pati një martesë 15-vjeçare dhe madje u tërhoq nga kinematë për t’u kujdesur për të ëmën.
Ylli novator i kryeveprave kinematografike evropiane si "The Damned" i Luchino Visconti dhe "Garden of the Finzi-Continis" i Vittorio De Sica vdiq në shtëpi në Austri nga shkaqe natyrore.
Në një nga periudhat më të njohura dhe krijuese të kinematografisë evropiane, vitet '60 dhe '70, Berger vendosi me guxim vendin e tij në panteonin e yjeve kontinentale nëpërmjet një sërë filmash të drejtuar nga Visconti, partneri i tij i dikurshëm romantik. "The Damned", "Ludwig" dhe "Conversation Piece" u krijuan të gjitha me role të spikatura për Berger dhe filmat ishin jashtëzakonisht të suksesshëm si në arkat e artit, ashtu edhe me kritikët dhe grupet e çmimeve.