TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Jori Delli ka folur për marrëdhënien që ka pasur me Luizin brenda shtëpisë dhe nëse ka pasur ndonjë flirt mes tyre.
Sipas Jorit, Luizin e ka konsideruar si vëlla, e pëlqente shumë për humorin dhe batuat që bënin.
“Luizi është njeri shumë karizamatik. Aty brenda mërzitesh shumë shpejt, vjen ajo kohë që kemi folur një javë unë e di gjithë jetën tënde, çfarë do bëjmë? Unë kisha gjetur tek Luizi shokun tim edhe si vëlla. Ia kam thënë shumë herë dhe rija me të sepse qeshja me lot, kërcenim, këndonim, ishte qejf prandaj unë u lidha shumë me të dhe ai me mua. Ato ngacmimet që më bënte ishin në kuadrin e lojës. Ato gjëra nuk janë fare të vërteta”, tha ajo ne Tch.
Ndërsa përsa i përket marrëdhënies me Kiarën, është neutrale, nuk kanë pasur komunikime me të dhe e kupton sepse tashmë ajo është e zënë dhe e preokupuar me shumë gjëra të tjera.
“ Me Kiarën le të themi që është një marrëdhënie neutrale. Nuk ka ndodhur asnjë gjë, jashtë ajo ka shumë presion nga publiku dhe besoj se nuk ka shumë kohë të ketë marrëdhënie me mua. I kemi dhënë nja dy-tre mesazhe në Instagram njëra-tjetrës. Mu përgjigj një çikë vonë, por mu përgjigj”
Lidhur me sjelljen e Kiarës pasi u rifut për herë të dytë në “Big Brother VIP”, Jori shprehet se i erdhi pak habi me ngacmimet që ajo bënte sepse sipas saj, nuk kishte bërë asnjë gjë të gabuar.
“U habita në fillim sepse nuk i kisha bërë asnjë gjë. Jam shprehur mirë, e kam mbajtur anën e Kiarës prandaj u mërzita.”