LIFESTYLE, 13 Maj 2023, 15:52

Johnny Depp kontratë marramendëse me ”Dior”, ja sa do të paguhet ylli 59-vjeçar për reklamën e parfumit 

Johnny Depp kontratë marramendëse me ”Dior”, ja sa do

Johnny Depp po merr frymë edhe me aromë "Dior" Ylli i "Pirates of the Caribbean" ka nënshkruar marrëveshjen më të madhe të parfumeve për meshkuj të të gjitha kohërave.

"Variety" citon një burim që konfirmon se "Dior" mbylli një marrëveshje me Depp për tri vite, që vlerësohet të jetë me vlerë 20 milionë dollarë. Gazeta tha se marka franceze e luksit nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Johnny Depp kontratë marramendëse me ”Dior”, ja sa do

Ekipi i Depp gjithashtu nuk pranoi të komentojë. Aktori veteran ka qenë fytyra e Dior’s "Sauvage" që nga fillimi në vitin 2015. Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë të "Dior", LVMH, e ka vlerësuar "imazhin e Johnny Depp” si një nga arsyet kryesore pse ”Dior Sauvage” ka qenë “një sukses i jashtëzakonshëm.”

Gjatë betejës së diskutueshme ligjore të aktorit me ish-bashkëshorten Amber Heard, "Disney” dhe ”Warner Bros” tërhoqën lidhjet afatgjata me aktorin.

Johnny Depp kontratë marramendëse me ”Dior”, ja sa do

Megjithatë, LVMH qëndroi në krah të Depp. Reklamat për aromën popullore të meshkujve vazhduan të shpërndaheshin përgjatë proceseve gjyqësore shumë të publikuara.