AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 09:52

Shkatërrimi i bandës së prostitucionit, policia flet sot

Shkatërrimi i bandës së prostitucionit, policia flet sot

Policia e Shtetit do të dali në një konferencë për shtyp ditën e sotme në orën 10 lidhur me operacionin e zhvilluar në Tiranë, Shkodër, Roterdam dhe Holandë ku është goditur një nga grupet kriminale më të rrezikshme në veri të vendit.

Do jetë vetë drejtori i policisë Ardi Veliu ai që do të bëj publik detaje të reja lidhur me funksionin e organizatës së prostitucionit.

Mësohet se në orën 10:00 bashkë mëe Ardi Veliun do të jetë drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do të japë një konferencë për shtyp. Pasditen e djeshme është arrestuar në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë Safet Bajri (Rustemi), i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës.

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë, pasi ishte në listën e më të kërkuarve në Belgjikë.TPZ.AL