TEJ E KETEJ, 14 Prill 2019, 15:57

Lali Eri: Partisë Demokratike, i shpëton shurra në brekë


Bëhemi me dije, se Lali Erin e ka pushtuar një frikë shumë e madhe. Përmjerja (urinimi) i ditës së djeshme në pragun e derës së Edi Ramës në Kryeministri, nga një i ri i paidentifikuar, ka ngjallur një shqetësim shumë të madh.

E gjitha kjo ka ndodhur sepse, fill pas përmjerjes (urinimit), një nga të infiltruarit e Lali Erit në miting, ka mundur të transkriptojë një bisedë mes Palokës dhe Strazimirit.

Biseda e transkriptuar fjalë për fjalë është kjo:

- Dëgjo Strazimir, ky akti i përmjerjes duhet shumëfishuar dhe duhet bërë drejtpërdrejt, mbi organizmin e Edi Ramës ose të Lali Erit.

- Po a do të dojë Luli? - tha me dyshim Strazimiri.

- Është pak i trashë ky Luli, - ia ktheu Paloka, i kupton me vonesë gjërat, por ne mund ta organizojmë vetë.

- Po, a do të pranojnë militantët e rritur, për ta kryer këtë punë? – pyeti Strazimiri.

- Nuk ka nevojë për të rritur, - tha Paloka. Kjo punë bëhet me fëmijë. Ata e hedhin shumë larg ujin e hollë. Kam parë një monument në mes të Brukselit, ku një fëmijë derdh ujin e hollë goxha larg.

- Po pse e kanë bërë këtë monument vallë?! – u habit Strazimiri.

- Është histori e vjetër, - tha Paloka. Ngjarja ka ndodhur në kohën e luftës mes dy etnive belge, valonëve dhe flamandëve. Në atë vend, një mëngjes, po zhvilloheshin luftime shumë të ashpra. Në mes të kësaj lufte, një fëmijë doli nga dera e shtëpisë dhe në mënyrën më të pafajshme në botë, ia dha derdhjes së ujit të hollë. Të dyja ushtritë si me komandë, pushuan luftën, nga frika se mos vrisnin fëmijën. Sot, ky monument është simboli i Belgjikës. E rrallë apo jo?

- Shumë e rrallë, - ia ktheu Strazimiri. Domethënë ti ke idenë se edhe këtu, po të përmjerin fëmijët mbi Lali Erin, nesër pasnesër, mund të kemi edhe ne në Shqipëri ndonjë monument...

Sapo lexoi transkriptimin e kësaj bisede, Lali Eri thirri Maznikun dhe sektorin ligjor të Bashkisë dhe urdhëroi, që Partia Demokratike të gjobitej, për përmjerjen e pragut të Edi Ramës. Përvec këtij akti, Lali Eri lëshoi edhe një deklaratë në rrjetet sociale, ku për të mposhtur frikën dhe nënvlerësuar kundërshtarin, thoshte se gjithë Partisë Demokratike i ka shpëtuar shurra në brekë.

Ja deklarata dhe gjoba që Veliaj ka vendosur:

"PD gjobitet per te 5-en here per organizime te urinimit publik! Si dhe me pare, parate do t'i merren direkt nga llogaria!  Imagjino ç'alternative qeverisese eshte nje parti qe i shpeton ne breke!  Hipokrizia e "Mbro Teatrin" duket qarte tek ndertesa e Gherardo Bosios". 

/TPZ.al/ Tej e këtej/