TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatori shumë i njohur i emisionit të të gjitha gradëve, Artur Zheji, ka hedhur dyshime serioze se kryeministri provizor i qeverisë tranzitore, do të jetë Ben Blushi.
Gjithë këtë përcaktim, ai e bën për faktin se Blushi është parë sëbashku me Samir Manen, duke hyrë në derën e pasme të Kryeministrisë.
Kriza e madhe që ka pushtuar vendin, është në qendër të diskutimeve në media, por deri sot nuk ishte përcaktuar ndonjë emër i kryeministrit tranzitor.
Të bën përshtypje fakti, që sapo Artur Zheji e lëshoi këtë fjalë në mjedisin e televizionit Ora News, ajo mori dhenë dhe u shpërnda në të gjitha mediat shqiptare dhe rajonale.
Qarkullojnë zëra se një kandidat tjetër, më konsensual se Blushi, që e pranojnë të gjitha palët pa përjashtim, është gazetari i njohur, Nikoll Lesi.
Ja deklarimi i Zhejit në emisionin e tij:
"Kam një pyetje që është e natyrës gossip. Sipas një thashethemi sot Blushi është fotografuar duke hyrë në Kryeministri. Mos është duke u biseduar për t’ia besuar qeverinë tranzitore Ben Blushit? Mund të jetë një kandidaturë? Ben Blushi mund të jetë kryeministër”, tha Zheji.
/TPZ.al/ Tej e këtej/