TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas kthimit të Fevziut dhe të shoqëruesve të tij nga Amerika Latine, ndodhën dy ngjarje, që e tronditën tej mase moderatorin e njohur.
Ngjarja e parë ishte sulmi në një xhami të Zelandës së Re, ku Fevziu shprehu dhimbje për viktimat e pafajshme dhe aktin terrorist. Njëkohësisht ai shprehu solidaritetin me të gjithë ata, që janë bashkuar kundër dhunës dhe për ndëshkimin e autorëve dhe frymëzuesve të saj. Mbi të gjitha, në prononcimin e tij në Instagram, Fevziu kërkoi botërisht, dënimin për çdo kriminel që keqpërdor emrin e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, siç ndodhi në këtë rast, në Zelandën e Re.
Si të mos mjaftonte kjo, një ngjarje tjetër e madhe ndodhi orët e fundit, në “Champs Elysees” të Parisit. Jelekverdhët dogjën “Fouquet’s”, restorantin e famshëm ku hanë politikanët dhe të pasurit më të mëdhenj të Parisit. Këtu Fevziu, pësoi një tronditje të thellë, sepse "Fouquet's", ai dhe katër sheikë të njohur, e kanë patur si restorantin e vet.
Ende nuk kemi një prononcim të tij, kundër jelekverdhëve, por qytetarët janë duke pritur, që së shpejti ai të thyejë heshtjen, për këtë ngjarje makabre.
/TPZ.al/ Tej e këtej/