TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Siç e kemi deklaruar vazhdimisht, avokati edhe shumë i ditur edhe shumë i palajthitur, ka reaguar përsëri për zhvillimet e fundit politike.
Avokati i shquar bën një zbulim të jashtëzakonshëm. Ai thotë, se amerikanët e kanë ditur dhe inkurajuar krijimin e opozitës së re, ndaj nuk ushtruan presion ndaj lidershipit të Partisë Demokratike. Avokati mendon, që kryetare e opozitës së re dhe e grupit parlamentar të Amerikës dhe Europës duhet caktuar, vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari.
Ja pjesa më thelbësore e postimit të avokatit të ditur:
Në fakt tani po kuptohet se kjo ka qenë një lojë e bukur e politikës perëndimore, e cila i ka parashikuar të gjithë. Madje tani po kuptohet gjithashtu qartë se përse këtë herë politika amerikane nuk ushtroi presion kundrejt lidërshipit të Partisë Demokratike, sepse ajo ka qenë e sigurt që zëvendësuesit do të hynin në Parlament. Dhe ata po vijojne të hyjnë. Në fakt kjo do të vijojë të analizohet si një lojë shumë e hollë në historinë e politikës shqiptare, sa herë që do të bierë fjala për të analizuar korrupsionin shqiptar të postkomunizmit në Shqipëri.
Por ndërkohë Partisë Demokratike i shpërtheu edhe një ngjarje e cila kuptohet se e ka dëmtuar shumë rëndë taborin korruptiv të Sali Berishës: ishte akti që bëri Rudina Hajdari në mospranimin e dorëzimit të mandatit. Dhe jo vetëm kaq; por ishte ajo që iu kujtoi të gjithë demokratëve të Shqipërisë që, të largohesh nga Parlamenti, do të thotë që të lesh luftën në mbrojtje të drejtësisë shoqërore në Shqipëri. Pikërisht për këtë, ka trepër gjasë ndodhjeje, që Rudina Hajdari të bëhet kryetarja e grupit euroatlantik në Kuvendin e Shqipërisë; grup ky qo do t’i sfidojë të gjithë antipërëndimorët, majtas dhe djathtas politikës shqiptare.
Janë të shumtë ata që po pyesin ndërkohë për vajzën e Azem Hajdarit: a do të mundet kjo ta bëjë atë që vdekja nuk e la ta bënte të atin e saj, të na konsolidojë demoktacinë dhe drejtësinë shoqërore, të munguar deri tani në Shqipëri?
Gjithçka do të varet nga përkrahja që do t’i japë politika amerikane në fillim, dhe ajo e Bashkimit Europian më pas, grupit të ri opozitar në Shqipëri; përkrahje kjo e cila, po ta shohësh me analizën e ngjarjeve të deritanishme, sigurisht pritet që të jetë e spikatur dhe shumë cilësore.
/TPZ.al/