TEJ E KETEJ, 10 Prill 2019, 14:52

Kaubojsi viziton Shtëpinë e Bardhë

Kaubojsi viziton Shtëpinë e Bardhë


Kandidati për Bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj, i njohur si “Kaubojsi”, ka vizituar Shtëpinë e Bardhë. Ndryshe nga politikanët e tjerë shqiptarë, si Edi Rama apo Lulzim Basha, që kanë hedhur para të madhe, për të bërë një fotografi me Barack Obamën, apo Donald Trumpin, Kaubojsi ka zgjedhur rrugën më të thjeshtë dhe më të ndershme.

Ai thjesht është paraqitur tek kangjëllat e Shtëpisë së Bardhë dhe ka pozuar për një foto pa ndonjë vëmendje tek fotografuesi.

-Presidentët shkojnë e vijnë, - ka thënë ai, ndërsa Shtëpia e Bardhë është këtu dhe nuk lëviz kurrë.

Në rastin e Kaubojsit, nuk kemi harxhe parash për foto të mundësuar nga lobistët, por rezultati është i njëjtë, me të atyre që paguajnë miliona dollarë.

Sigurisht, Kaubojsi nuk ka takuar Trumpin, por punë e madhe, ai ka qenë aty pak metra larg tij. Madje, Trumpi apo të afërmit e tij, edhe mund ta kenë parë nga dritarja dhe më shumë mund të mbajë mend Kaubojsin, se Ramën dhe Bashën,.

Publikimi i fotos së Kaubojsit në Shtëpinë e Bardhë, bëhet në mes të një retorike shumë të ashpër, që ai ka me kandidatin për Kryetar Bashkie të  Lezhës nga rradhët e Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu.

- Kandidati "xhaketë-kuq", i Partisë mavi, nuk ka çfarë t'ju ofrojë lezhjanëve, - thotë Kaubojsi, ai vjen për të grabitur pronat dhe pasuritë e qytetarëve të ndershëm.

/TPZ.al/ Tej e këtej/