TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Burime të gazetës mjaft të mirënjohur, “Mapo”, thonë që, presidenti Donald Trump, ka patur kohë të takojë, në zyrën ovale, kreun e Shoqatës Himariote të Amerikës, Kozma Karavellën, me origjinë nga Dhërmiu.
Mësohet se në këtë takim, Karavella, ka ngritur shumë probleme të komunitetit grek në jug dhe sidomos problemin e grabitjes së pronave, nga oligarkët shqiptarë, kryesisht në zonat e Himarës dhe Dhërmiut.
Ky njoftim, bëhet i ditur një ditë pasi gazeta "Mapo", denoncoi për vjedhje, deputetin Alket Hyseni.
Pas raportimit të shqetësimit, presidenti Trump e ka pyetur Karavellën, se ku bie Himara.
- Në Shqipëri, - i ka thënë Karavella.
- Po Shqipëria? - ka pyetur më tej presidenti Trump.
- Puna e Shqipërisë është pak e ngatërruar, i ka thënë Karavella. Ajo shtrihet në Evropën Juglindore dhe është e shpërndarë në katër shtete.
- Po kush e drejton këtë vend kaq të shpërndarë?- është habitur Trump.
- E drejton një njeri akoma më i shpërndarë, një pallë e gjatë, që të ka quajtur ty rrezik të njerëzimit, para se të bëheshe president, por që sot të ndjek mbrapa në çdo samit, që ti t'i japësh vetëm dorën.
- Ehu, nuk e mbaj mend, - ia ktheu Trump, sa ka nga këta... A po, mos është një burrë që mban gjithmonë atlete?
- Po , - i tha prifti, edhe ato i vesh për tërheqje vëmendje.
/TPZ.al/ Tej e këtej/