TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëdhënësi i vetëshpallur i FBI-së dhe hera herës edhe i qeverisë amerikane, Spartak Ngjela, ka bërë mbrëmë në mesnatë, deklaratën e rradhës.
Nëpërmjet statusit të vet, avokati shumë i njohur dhe siç e kemi theksuar edhe shumë i ditur, ka thënë se fjalimi i djeshëm i Rudina Hajdarit, do të jetë edhe mendimi i Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan, që do të vijë në Tiranë në datën 9 prill.
Edhe në këtë status, avokati i ditur, përshkruan rrugën e politikës amerikane në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke bërë copa copa Ramën dhe Berishën, që siç thotë avokati, “nuk janë me shqiptarët dhe nuk punojnë për ta”.
Në këtë status, avokati flet edhe për unitetin shqiptar në Ballkanin Perëndimor dhe triumfin e pandalshëm të këtij procesi.
Për më shumë detaje, lexoni statusin e plotë të avokatit më të njohur të këtij vendi të begatë:
Fjalimi i Rudina Hajdarit sot në Parlament, pritet të jetë edhe mendimi i Zëvendës/ ndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan që do të vijë në Tiranë në datë 9 prill.
l.
Duhet të thuhet qartë nga politika amerikane që grupi i Sali Berishës nuk ka më punë me Parlamentin dhe pengesa që i bën Rama reformës në drejtësi, po ashtu, duhet denoncuar hapur përpara shqiptarëve.
Rama bërtet kot, se e di që pa Berishën është një i humbur. Por sigurisht që këtë e di tani edhe politika amerikane. Sot u pa në Parlament që këtë e di ndërkohë dhe e njeh shumë mirë si fenomen edhe deputetja Rudina Hajdari. Ajo e tha hapur në fjalimin e saj, kur u shpreh se: "sistemi elektoral Berisha-Rama është marrëveshja antidemokratike e uzurpimit me radhe të pushtetit nga Berisha dhe Rama".
Kjo është në fakt marrëveshja që pritet të godasë edhe zyrtari i lartë amerikan në datën 9 prill. A do të ndodhë? Të shohim.
Sigurisht gjithçka do të trajtohet së pari në gjuhë diplomatike të cilën Rama është mirë ta kuptojë.
ll.
Në një kohë që Berisha është vetëasgjesuar politikisht, çdo të bëjë Rama?
Nuk ka rrugë tjetër: ose do të nënshtrohet drejt reformës, ose do të luftohet politikisht me fakte konkrete nga Uashingtoni.
Kjo është rruga e politikës amerikane në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Dyshja Rama-Berisha nuk është me shqiptarët dhe nuk punon për ta, por për korrupsionin e tyre vetjak që ka ardhur si pasojë e uzurpimit të pushtetit.
Gjithsesi, asgjë nuk do të bëjnë dot. Reforma shqiptare dhe uniteti gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor është tanimë një proces i pandalshëm dhe triumfues.
/TPZ.al/ Tej e këtej/