AKTUALITET, 23 Mars 2018, 14:55

Vritet terroristi që mori peng supermarketin në Francë

Terroristi që mori peng supermarketin në Trebes, të Francës, është vrarë. Mësohet se forcat speciale kanë hyrë në supermarket dhe kanë qëlluar drejt agresorit.

Nga pengmarrja janë konfirmuar tre të vdekur.

Raportohet se agresori është një shtetas maroken, Redouane Lakdim, 26 vjeç, i njohur nga shërbimet e inteligjencës në Francë. Në momentin që është futur në supermarket, agresori ka thirrur "Allah Akbar". Kërkesa e tij ka qenë, lirimi nga burgu i terroristit Salah Abdeslam, i cili kreu sulmin në Paris, në vitin 2015, ku u vranë 130 persona.

Ky është sulmi terrorist i shtatë në Francë brenda 3 viteve. Sulmet e mëparshme që kanë tronditur këtë shtet janë:

1 Tetor 2017 : Dy gra u therën në stacionin e trenit të Marsejës, sulmi u mor përsipër nga ISIS.

26 Korrik 2016: Dy agresor i prenë fytin një prifti në kishën e Saint Etienne. Të dy u vranë nga policia.

14 Korrik 2016: Një kamion u fut mes turmës në Nice, gjatë një festivali, duke vrarë 86 persona. ISIS mori përsipër sulmin.

13 Qershor 2016: Një polic dhe e dashura e tij, theren nga një xhihadist në shtëpinë e tyre, në Paris. Agresori deklaron aleancën me ISIS.

13 Nëntor 2015: Xhihadistët e ISIS, armatosen me bomba dhe armë dhe sulmojë Parisin, duke targetuar stadiumin kombëtar, kafenetë dhe sallën e koncerteve Bataclan. Si pasojë e sulmit të koordinuar, humbën jetën 130 persona dhe u plagosën 350 të tjerë.

7-9 Janar 2015: Dy agresor islamikë, mësyjnë në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo”, duke vrarë 17 persona. Një tjetër xhihadist, vret një police, një ditë më pas dhe merr pengje në një supermarket Hebre në Paris. Katër pengje vriten dhe policia ndërhyn, duke vrarë agresorin.

/TPZ.AL/