AKTUALITET, 23 Mars 2018, 12:31

Ironizon ish-ministri i drejtësisë: Rilindja ‘trutharë komplet’, na prezanton përendimin si monstruoz

Ish -ministri i Drjtësisë Ylli Manjani ka reaguar  në rrjetet sociale duke ironizuar strategjinë e propagandës qeveritare për kundërshtarët e saj jo vetëm politikë. Rilindja po na e prezanton perëndimin si monstruoz, shkruan Manjani.

Postimi i plotë i tij në Facebook

Propaganda e Rilindjes sugjeron që:

- nëse je kundër trafikut të drogës;

- kundër monizmit politik në qeverisje;

- kundër përdorimit të shtetit nga pushteti;

- kundër legalizimit të drogës;

- kundër propagandës trans dhe homoseksuale nëpër shkolla;

- kundër pastrimit të parave me PPP e Koncensioneve;

- pra kundër vetë Rilindjes dhe keqqeverisjes së saj;

Quhesh Rus dhe Anti perëndim!

Çfarë llogjike!!! Trutharë komplet!

Si nuk e kuptojnë që më shumë sesa dëmtojnë kundërshtarët politikë (shqiptarë), po i rrisin vlerat Rusëve!

Ndërkohë Rilindja po na e prezanton perëndimin si monstruoz!

Kush është me Rusët, se nuk po marrim më vesh?!