AKTUALITET, 23 Mars 2018, 14:24

Kotziaz takon homologun maqedonas Nikolla Dimitrov, pritet me protesta

Kotziaz takon homologun maqedonas Nikolla Dimitrov, pritet me protesta

Shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias, takon në Shkup homologun e tij, Nikolla Dimitrov në Ministrinë e Punëve të Jashtme e mësohet se është pritur me protesta.

Mediat maqedonase raportojnë se u diskutua pozicioni i Shkupit dhe Athinës pas shkëmbimit të projekt-marrëveshjeve për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Raportohet se dhjetëra qytetarë u mblodhën mëngjesin e sotëm para Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke bërë thirrje kundër ndryshmit të emrit.

Ndërkohë Kotzias do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev, zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.