AKTUALITET, 23 Mars 2018, 13:02

“Shkodra përmbytet, Rama krihet”

Gjatë ditës së sotme situata me përmbytjet në Shkodër është përkeqësuar.  Në zonë ndodhet kreu i PD-së, Lulzim Basha si edhe ministrat Olta Xhaçka dhe Ditmir Bushati.

Ndërsa prej ditës së djeshme kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi.

Mungesa e vizitës së kryeministrit Rama në zonat e përmbytura në Shkodër solli edhe një reagim të kreut të grupit të deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili.

Ai shkruan se Rama nuk shkon në zonat e përmbytura, por poston foto në facebook.

“Shkodra permbytet kryeministri krihet.

Shkodra po perballet me nje situate shume te rende nga permbytjet.

Kryeministri eshte fshehur, nuk shkel ne Shkoder dhe s'guxon te flase, por vetem poston foto ne FB duke perqeshur hallin e madh te njerezve te mbetur ne meshire te fatit.

Kryeministri kete qeverine qe si cirk shetites e gjezdis ne fundjave neper qytete te ndryshme nuk e çon dot ne Shkoder qe tu gjendet qytetareve ne keto dite halli te madh.

Ps.Çudi e madhe edhe me keto televizionet.Ne permbytjet e vitit 2010-11 kishin instaluar studio provizore ne Shkoder dhe ishin live gjithe diten,po tani ç'hall u ka lidhur kembet dhe syte qe japin lajme nga Shkodra me pak se edhe ne diten me te zakonshme”, shkruan Vasili